Kur u shemb ekipi serb nga vashat prishtinase, në atmosferën  me defa dhe daulle

Basketboll

Kur u shemb ekipi serb nga vashat prishtinase, në atmosferën  me defa dhe daulle

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 shkurt 2023 Në ora: 15:04
Universiteti

Një javë para pranverës pikërisht me 14 mars (e shtunë) të vitit 1987, palestra e sportit “25 maj” sot “1 Tetori” në Prishtinë, nuk kishte vend as për gjilpërë!

Vashat e Universitetit të Prishtinës, me një lojë brilante deklasuan Radniçkin e Kragujevcit, në kuadër të javës së 20-të të Ligës së Dytë të ish Jugosllavisë.

Derbi i madh dhe për vend të parë, e fituan vashat prishtinase në një atmosferë të rrallë, mbi tre mijë shikues.

Një atmosferë për mbamendje, me defa, daulle e instrumente tjera muzikore.

Kapitenja Resmie Juniku, së bashku me basketbollistet Xhevahire Mustafa, Shemsie Stublla e Serbeze Perani, i dhanë goditje përvëluese ekipit nga Kragujevcit. 

Pas kësaj fitore, Universiteti triumfon edhe në Shabac ndaj Zorkës dhe pastaj në Prishtinë kundër Novi Pazarit, duke siguruar vendin e parë dhe në play-off-i edhe rikthimin në elitën e basketbollit të shtetit që nuk ekziston nga viti 1991.

Pas javës së 20-të, Universiteti kryesonte me 37 pikë, pasonin Studenti i Nishit me 36, Radniçki 36, Studenti (Sh) 33, Bilalateksi 33 pikë etj. 

Universiteti - Radniçki 71:61 (38:24)

Palestra e sportit "25 maj", sot "1 Tetori" në Prishtinë.
Shikues: Mbi 3.000.

Me pesë gabime personale: Mustafa, Jankoviq - Millojeviq, Despotoviq e Çirkoviq.

Universiteti: Perani 12, Sahatçiu, Berisha, Stublla 10. Jankoviq 12, Saviq, Noshaj, Juniku 18, Mustafa 19 dhe Zylfiu.

Radniçki: Millojeviq 14, Panteliq 12, Çirkoviq 10, Pantoviq, Shakiq 3, Kovaçeviq 16, Matijasheviq 2, Despotoviq 2, Pavlloviq dhe Prekiq 2.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat