Tuhina po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse në SHBA

Basketboll

Tuhina po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse në SHBA

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 20:19
Astera Tuhina

Basketbollistija Astera Tuhina po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse në SHBA.

Skuadra e saj Washington State Cougars fitoi ndaj California me rezultat 60:70, ndërsa Tuhina gjithnjë e më shumë po bind trajneren e saj.

Në ndeshjen e fundit, Astera luajti për 31 minuta, ku kontribuoi me katër asistime, pesë pikë, si dhe tri kërcime.

Asistimet e Asterës kanë mahnitur edhe trajneren e saj, që po i jep më shumë minuta dhe po ka besim në basketbollisten e talentuar të Kosovës, njofton FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat