James kalon Abdul-Jabbar, bëhet realizuesi më i mirë në historinë e NBA

Basketboll

James kalon Abdul-Jabbar, bëhet realizuesi më i mirë në historinë e NBA

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 11:52
James kalon Abdul-Jabbar

LeBron James është historia e NBA! 38-vjeçari kaloi mbrëmë Kareem Abdul-Jabbar duke u bërë shënuesi më i mirë në historinë e NBA me 38.390 pikë në 1410 ndeshje.

Historike - LeBron James arriti këtë rekord që e ndiqte prej kohësh në sezonin e 20 në NBA në “Crypto.com Arena”, në një ndeshje ku kalifornianët pritën Oklahoma Siti Thunder. Rekordi rezistonte që prej 5 prillit të 1984, pak më shumë se 8 muaj nga momenti kur Gloria James nxorri në dritë LeBron në Akron të Ohaios.

Stafeta - Sa i përket kronikës James e nisi me minus 36 pikë nga takimi me historinë.

Për të “ngjitur” majën e fundit James rrealizoi koshin që kaloi Jabbar vetëm 10 sekonda nga fundi i periodës së tretë.

Aty ndeshja u ndalua dhe vetë Kareem zbriti në parket për ti dhënë topin e ndeshjes LeBron-it. Në Los Anxhelos ishin të gjithë nga komisioneri i NBA, Adam Silver deri te familja e James (mamaja Gloria, e dashura Savannah dhe fëmijët Bronny, Bryce e Zhuri).

Polemik - Për të njollosur mbrëmjen menduan miqtë të cilët fituan me rrezultatin 133-130.

Ndërkohë që habiti edhe sjellja e Anthony Davies në stolin e Lakers në momemtin që realizoi koshin historik shoku i ekipit.

Për lojtarin më të talentuar të ekipit nga Los Anxhelos, i cili po kalon vitet e tij më të mira në një ekip që nuk pretendon më për asgjë, nuk kishte shumë për të festuar dhe në momentin që James shënoi koshin historik ishte i vetmi që nuk lëvizi fare nga bankina. Ndërkohë që edhe trajneri i Lakers “shigjetoi” James në fund të takimit.

“Shumë shpesh kam vënë re se në ndeshje ishim më të fokosuar që James të shënonte pikë se të luanim basketboll rrjedhshëm”, ishin fjalët e Darvin Ham.

Renditja                         Pikë       Ndeshje

1. LEBRON JAMES           38.390     1.410

2.Kareem Abdul-Jabbar 38.387     1.560

3.Karl Malone                36.928     1.476

4.Kobe Bryant                33.643     1.346

5.Michael Jordan           32.292     1.072

6.Dirk Nowitzki              31.560     1.522

7.Wilt Chamberlain        31.419     1.045

8.Shaquille O'Neal         28.596     1.207

9.Carmelo Anthony        28.289     1.260

10.Moses Malone          27.409     1.329

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat