Nënën sllovene e babain serb, Stojani: Shqiptarët më pyesin për djalin nëse do të luante për Kosovën

Basketboll

Nënën sllovene e babain serb, Stojani: Shqiptarët më pyesin për djalin nëse do të luante për Kosovën

Më: 14 mars 2023 Në ora: 10:55
Stojan e Luka Donçiq

Luka Donçiq, përfaqësuesi slloven, luan në NBA me ekipin Dallas Mavericks.

Ai i kishte disa mundësi për të zgjedhur sa i përket Kombëtares, por në fund e zgjodhi atë sllovene, aty ku është lindur dhe nga vjen nëna e tij, Mirjam Poterbin, derisa babai i tij, Sasha, është serb.

Gjithashtu, pasi kishte luajtur në Spanjë në një moshë të re, i ishte dhënë mundësia ta përfaqësonte këtë vend, por ai ishte i bindur dhe i vendosur për Slloveninë.

Por, ajo që pak njerëz e dinë është se gjyshi i Lukas, Stojan Donçiq jeton në Kosovë, në një fshat afër Klinës.

Më saktësisht, vëllai i Stojanovit, Srbobran ishte shpërngulur nga Kosova për në Lubjanë, ku i kishte lindur djali i tij, Sasha, e prej të cilit më pas kishte ardhur në jetë nipi, Luka.

Stojan ka folur për marrëdhënien e tij me fqinjët shqiptarë, të cilët e pyesin shpesh për basketbollistin e njohur slloven.

“Shqiptarët më pyesin se çka e kam Lukan, por ndonjëherë shmangem dhe nuk iu tregoj saktësisht.

Më pyesin nëse do të luante ndonjëherë për Kosovën.

Po, do të luante kur Kosova të bëhet Amerikë.

Ai nuk ka luajtur për Serbinë, pse duhet të luajë për Kosovën? Kurrë”, deklaroi gjyshi i Donçiqit.

Stojan ndërkohë zbulon se Luka do të donte ta vizitojë Kosovën dhe të luante basketboll me vëllain e tij Veljkon, i cili është vaterpolist, por se klubi amerikan nuk i ka dhënë leje për arsye sigurie.

“Luka dëshiron të vijë në Kosovë, por klubi po e pengon sepse mendon se nuk është i sigurt këtu.

Do të pres që të vijë Luka dhe ta fusë topin në kosh.

Nuk do të vdes derisa të shoh se si e hedh topin në kosh”, ka përfunduar Stojan Donçiq.

Luka Donçiq është lindur më 28 shkurt 1999 në Lubjanë të Sllovenisë.

Me këtë Kombëtare e fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2017, ndërsa në finale e kishte mposhtur pikërisht Serbinë.

Pas suksesit në basketbollin evropian, ai u transferua në ligën më të fortë të botës, NBA, ku po i impresion të gjithë me kualitetet e tij të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat