Përcaktohet skuadra e parë që kualifikohet në fazën play - off

Basketboll

Përcaktohet skuadra e parë që kualifikohet në fazën play - off

Më: 16 mars 2023 Në ora: 13:05
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Milwaukee Bucks është e para që pret një biletë për në fazën play off në sezonin 202-2023.

Ekipi i Bucks kryeson renditjen në Konferencën e Lindjes dhe matematikisht është kualifikuar për në play off, duke qenë ndër favoritët për titull këtë sezon.

Jo vetëm kaq, por Milwaukee është skuadra e vetme që ka arritur 50 fitore këtë sezon (edhe 19 humbje). Faza play off do të nisë më 15 prill, ndërkohë që më herët, më 11 prill, do të luhen ndeshjet e play in, ku marrin pjesë ekipet që kualifikohen në vendet 7-10.

Sipas rregullores, 6 skuadrat e para shkojnë direct në play off, në secilën Konferencën. Më pas, dy ekipet më të mira të play in avancojnë në fazën play off. Deri në mbyllje të sezonit të rregullt ekipet kanë ende edhe rreth 13-14 ndeshje për të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat