Në fundjavë Klinika me trajnerin e mirënjohur amerikan, Nick Berlage

Basketboll

Në fundjavë Klinika me trajnerin e mirënjohur amerikan, Nick Berlage

Më: 26 prill 2023 Në ora: 12:15
Topi

Të shtunën dhe të dielën (më 29 dhe 30 prill) në Prishtinë do të mbahet Klinika e Basketbollit me trajnerin amerikan Nick Berlage.

Ai është trajner individual në NBA me përvojë 10 vjeçare.

Ka punuar me 12 lojtarë të NBA-s dhe 39 lojtarë të NCAA divizioni 1 në përmirësimin e teknikës së gjuajtjes.

Klinika organizohet nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Komunën e Prishtinës.

Pjesëmarrja në këtë klinikë është e obligueshme për të gjithë trajnerët dhe trajneret.

Po ashtu përcjellja e klinikës është falas.

Programi i Klinikës

E shtunë

10:00-13:00 Përmirësimi i gjuajtjes (shutit) në mënyrë algoritmike

E diel

10:00-13:00 Ushtrime për përmirësimin e gjuajtjes te lojtarët e rinj dhe atyre më të avancuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat