Aktiviteti për Nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Basketboll

Aktiviteti për Nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 18:46
Aktiviteti për Nder të Ditës Ndërkombëtare

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) sot për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka qëndruar në Qendrën Sociale Edukative SOS Kopshti.

I pranishëm nga Komiteti Olimpik i Kosovës ishte edhe Presidenti Ismet Krasniqi, i cili u shpreh se fëmijët padyshim janë e ardhmja e vendit, si dhe ka falënderuar Federatën e Basketbollit të Kosovës për bashkëpunimin e parezervë.

Të pranishme nga FBK ishin, Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, Artina Hasani dhe Menaxherja e Projekteve, Edita Medunjanin.

Në shenjë simbolikë FBK ka dhuruar disa dhurata modeste për fëmijët prezent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat