Tirana, Besëlidhja e Flamurtari zyrtarizojnë emrat e rinj

Basketboll

Tirana, Besëlidhja e Flamurtari zyrtarizojnë emrat e rinj

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 14:51
Pamje nga një ndeshje

Merkato e basketbollit në vendin tonë vijon të dhurojë surpriza.

Edhe pse është vendosur që në fushë të luajnë maksimumi 3 basketbollistë të huaj, në të dyja kategoritë, lojtarët e huaj e kryesisht ata amerikanë vijojnë të jenë të shumtë që i afrohen skuadrave shqiptare.

Kështu, ekipi i Tiranës për meshkuj, ka konfirmuar rikthimin edhe për një sezon të basketbollistit amerikan Gerad Davis. Klubi bardheblu konfirmon se ka mbyllur konfirmimet e lojtarëve të sezonit të kaluar, duke dueluar për të gjitha trofetë e sezonit të ri 2023-2024.

Skuadra e Besëlidhjes ka zyrtarizuar së fundi ardhjen e basketbollistit shtatlartë amerikan Philbert Weekes, i gjatë 2.08 metra. Ai është amerikani i tretë që firmos për lezhjanët pas Blake Marquardot dhe Jacob Eyman, ndërkohë që te Besëlidhja kanë ardhur edhe mjaft basketbollistë shqiptarë.

Edhe Flamurtari për meshkuj ka bërë disa ndryshime në përbërje, duke nisur nga stafi drejtues. Në detyrën e trajnerit është afruar Milos Mladenovic, një trajner me eksperincë në drejtimin e ekipeve te basketbollit. Gjithashtu, në Vlorë është prezantuar dhe lojtari me i ri i ekipit, amerikani Maki Mohr.

Te femrat, ekipi i Tiranës, ka zyrtarizuar ardhjen e Morina Bojka, një vajzë shqiptare me nënshtetësi amerikane. Ajo rikthehet në vendlindje pas eksperiencës së saj për disa vite në kolegjin e Newgurgh, New York. Tashmë ajo do të jetë në dispozicion të trajneres Mirza Alibegaj. Me Tiranën kanë rinovuar edhe Klea Verri, Enisa Qosja, Aida Palko e Dajana Baraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat