Kurioziteti i javës vjen nga ndeshja mes Istogut dhe Trepçës.
Mitrovicasit fituan bindshëm këtë sfidë, ku njëri nga lojtarët më të mirë të ndeshjes ishte Mikaile Tmusiq.
Basketbollisti i Kosovës kishte indeksin 19, apo të tretin më të mirë nga ana e mitrovicasve.
Sidoqoftë, Tmusiq shënoi vetëm një pikë në këtë ndeshje, por dha kontribut të madh për bashkëlojtarët.
Mikaile kishte dyshifror të dyfishtë me 11 kërcime e 14 asistime.
Ai shtoi edhe dy topa të vjedhur.