Drew Gordon, vëllai i madh i basketbollistit të Denverit, Aaron Gordon, vdiq në një aksident me makinë mbrëmë në Portland në moshën 33-vjeçare.
Gordon ka luajtur për disa klube në Evropë, kryesisht në Rusi, Poloni dhe Lituani.
Një kohë ka veshur edhe fanellën e Philadelphia 76ers në ligën NBA.
Vitin e kaluar ai vendosi t'i japë fund karrierës së tij në basketboll.