Është interesant se televizioni sportiv “Sportklub” po e transmeton ndeshjen e basketbollit mes kombëtares së Kosovës U18 dhe Polonisë U18, ndeshje e vlefshme e Kampionatit Evropian, Divizioni B (meshkujt), që po luhet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Ajo që bie në sy, sy televizion e ka paralajmëruar ndeshjen në programin e saj.
Por çudia është se komentatori serb (transmetimi për territor të Serbisë) që po e komenton ndeshjen, nuk e thotë kombëtarja e Kosovës por i adresohet: Të bardhët ose të kaltrit!
Programi
Fundja, një televizion po transmeton ndeshjen e kombëtares së Kosovës me Poloninë.
Ky televizion e ka qendrën në Serbi, në Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Mal të Zi.