Një talent i madh që po tregon veten në Superligën e Kosovës, padyshim që vjen nga qyteti i lashtë i Prizrenit.
Një talent që vjen nga një familje sportistësh dhe aq më interesant është se dajën Arbnor Rifati e ka kryetrajner.
Është fjala për Erion Nixhën që aktualisht luan për Proton Cable Prizrenin.

Fakti interesant se prindërit e tij kanë qenë lojtarë të këtij sporti: Arben Nixha dhe Erleta Rifati.
Jo me kaq, Erioni është nip ish gjyqtarit të njohur Arbnor Rifati tani kryetrajner dhe i ish basketbollistet së njohur Anduena Rifati e cila njihet si “snajperiste” e Superligës së pas luftës.
Erioni ka 18 vjeç, shquhet me paraqitje dhe gjuajtje të sakta.
Duhet theksuar se ky talent për 4 vite ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të gjigantit turk Darussafaka
Pas një kohe rikthehet në vendlindjen e tij, në qytetin e bukur, aty ku babai i tij dhe nëna e tij kanë kaluar karrierën në parket.
Nixha synon me kalimin e kohës të bëhet faktor në Superligën e Kosovës.
Shquhet me teknikën e lojës. Ka qetësinë dhe shpejtësinë në lojë.
Erioni ndihet krenar që luan për për Proton Cable Prizrenin dhe snyon të jap më të mirën.
Pikësynimi i tij është që ta kalojë tezen Anduenën me pikë që shënonte në vitet të arta të saj, mesataren nga 20 për ndeshje.