Kryetari i MKK Kumanovo pas incidentit me BC Çair: Ngjarje e padëshirueshme

Basketboll

Kryetari i MKK Kumanovo pas incidentit me BC Çair: Ngjarje e padëshirueshme

Më: 1 prill 2025 Në ora: 11:21
Nenad Stojanovsk

Nën hije të disa incidenteve gjatë dhe pas ndeshjes u luajt mbrëmë ndeshja e basketbollit MKK Kumanovo dhe BC Çair 2030.

Për shkak të thirrjeve antishqiptare nga publiku vendës, dhe më pas me grafitin e shkruar në autobusin e skuadrës mysafire, “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, tribuna u boshatisë, nga ana e delegatit.

Kryetari i MKK Kumanovo, Nenad Stojanovski, tha se nuk kanë lidhje me organizimin e grupit të tifozëve.

Ai ka shtuar se kjo është një ngjarje e padëshirueshme që lë njollë në klub, pas një sezoni të suksesshëm si debutues.

“Gjatë ndeshjes, disa nga tifozët brohoritën në mënyrë të pahijshme duke drejtuar parulla fyese ndaj ekipit mysafir, dhe pas ndërprerjes së tretë  me vendim të arbitrit tribuna e boshatisë.

Kjo është një ngjarje e padëshirueshme lë njollë në klub, edhe pse lidhje me organizimin e grupeve të tifozëve.

Është për të ardhur keq që të komentojmë ngjarje të tilla pas një sezoni të suksesshëm, si debutues në Ligën e parë gjendemi në krye të tabelës”, tha presidenti i klubit, Nenad Stojanovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat