Arbitrat në grevë, s’ka basketball nbë fundjavë?

Basketboll

 Arbitrat në grevë, s’ka basketball nbë fundjavë?

Më: 11 prill 2025 Në ora: 12:03
Pamje nga një ndeshje

Këtë fundjavë nuk do të zhvillohet asnjë nga ndeshjet e planifikuara të plej offit të Ligës së Parë në basketboll, për shkak të grevës së arbitrave.

Këta të fundit vendosën për një hap të tillë, pasi që Federata e Basketbollit nuk ka shlyer borxhin ndaj tyre, për 6 javët e fundit të sezonit të rregullt të basketbollit maqedonas.

Mirëpo edhe pse arbitrat kanë marë premtimin nga Federata se do të shlyejnë tre paga, kjo nuk iu ka pëlqyer përfaqësuesve të arbitrave, të cilët kanë insistuar në shlkyerjen e plotë të borxhit.

Federata e Basketbollit të Maqedonisë, nuk është prononcuar zyrtarisht në lidhje me këtë çështje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat