Është luajtur java e 34-t dhe e fundit e sezonit të rregullt në Euroleague. Gjashtë skuadrat më të mira janë kualifikuar direkt për në fazën çerekfinale play off.
Kështu, një biletë për më tej kanë siguruar ekipet e Olympiacos, Fenerbahce, Panathinaikos, Monaco, Barcelona dhe Anadolu Efes, që janë renditur respektivisht nga vendi i parë në të gjashtin.
Dy skuadrat e fundit që do të shkojnë në çerekfinale do të përcaktohen më 15 prill, pas ndeshjeve të play in. Aty luajnë skuadrat e renditura në vendet 7-10.
Ndërkohë, janë eliminuar nga ky turne ekipet e Armani Milano, Partizan Beograd, Zalgiris Kaunas, Baskonia Gasteiz, Villeurbanne, Maccabi Tel Aviv, Virtus Bologna dhe Alba Berlin.
Euroleague-Raundi i 34-t
Villeurbanne – Monaco, 78-83
Bayern Munich – Fenerbahce, 77-89
Olympiacos – Maccabi Tel Aviv, 99-93
Partizan Beograd – Real Madrid, 89-91
Armani Milano – Baskonia Gasteiz, 111-89
Paris Basketball – Alba Berlin, 73-63
Anadolu Efes – Zalgiris Kaunas, 87-77
Panathinaikos – Crvena Zvezda, 111-104
Barcelona – Virtus Bologna, 91-87
Play in (15 prill)
Real Madrid – Paris Basketball
Bayern Munich – Crvena Zvezda