Klubi I basketbollit Shkupi ka reaguar pas rrahjes masive që ndodhi dje në ndeshjen e basketbollit kundër Vardarit, e vlefshme për zonën e play-out.
Nga KB Shkupi pyesin se kujt po i pengon ky klub?
"Kujt po i pengon KB SHKUPI?
14 lojtare, trajner të KB Vardarit kundër 2 te KB Shkupi!.
Në Maqedoni, klubi i basketbollit Shkupi përballet me padrejtësi të vazhdueshme.
Pavarësisht përkushtimit dhe suksesit në fushë, duket se dikush po pengon rritjen dhe forcimin e këtij klubi krenar.
Tre ekipet e KB SHKUPI AD
KBF SHKUPI dhe KB SHKUPI liga e tretë po ndëshkohen vazhdimisht padrejtësisht në të tre kategoritë në të cilat garojnë, pa asnjë justifikim të drejtë dhe të arsyeshëm.
Kulmi i padrejtësisë ndodhi në ndeshjen e fundit të Ligës së Parë, ku përveç presionit të padrejtë nga gjyqtarët gjatë gjithë sezonit dhe arbitrimit katastrofik që nuk mungoi në ndeshjen kundër Gostivarit, ekipit tonë iu grabit dhe iu hoq fitorja. Por nuk mbaron këtu. E dinim е pritnim që në se në ndeshjen e sotme kundër Vardarit do të kishim të njëjtin skenar, por nuk u ndalë skenari veq me marrjen e fitores nga referet por situata shkoi edhe më larg ndodhi një sulm i paprecedentqë ndodhi nga të gjithë lojtaret e ekipit të KK Vardarit të udhëhequr nga trajneri i KbVardarit cili I priui i pari dhe sulmoi fizikisht .
Traijner Jovancev eshte përzgjedhësi i ekipit kombëtar, i cili me lojtarët e tij dhe disa trajnerë të sulmoi dy trajnerë dhe një përfaqësues zyrtar të KK Shkupi. Imagjinoni 14 kundër 2 ku kishte skena dhune brutale.
I gjithë ky linçim u zhvillua para anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët thjesht vëzhguan pa u përpjekur ta parandalonin linçimin. Kryetrajneri dhe një lojtar i ekipit “Vardar” sulmuan dhe rrahën brutalisht ndihmëstrajnerin tonë, Faik Miftarin.
Ky akt i turpshëm dhe i papranueshëm është provë e qartë se KB SHKUPI nuk përballet vetëm me kundërshtarë sportivë në fushë, por edhe me ata që fshihen pas kuintave në nivelin më të ulët jashtë saj.
Kush po e pengon suksesin dhe përkushtimin e KB SHKUPI?
Pse padrejtësitë dhe provokimet shtohen sa herë që klubi ynë bën hapa përpara?
Në vend që sporti të na bashkojë, për fat të keq, shohim pakënaqësi dhe interesa të ngushta që përpiqen ta pengojnë këtë klub që përfaqëson komunitetin dhe talentin vendas me dinjitet dhe krenari.
Por KBSHKUPI nuk po dorëzohet. Me mbështetjen e tifozëve tanë dhe dashurinë tonë për lojën, ne do të vazhdojmë të luftojmë, brenda dhe jashtë fushës, për të mbrojtur djersën, punën dhe ëndrrat tona.
E vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë", reagon KB Shkupi.