Ish basketbollisti i mirënjohur, Blerim Krasniqi, ka uruar 3 dekadat e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke i dëshiruar qindra vite tjera të suksesshme.
“Fillimisht dua ‘Bota sot’ e në veçanti rubrikës së sporti në krye me njërin prej gazetarëve të rrallë dhe më të mirin që ka patur vendi ynë, Kemajl Gocën, ti iu uroi 30 vjetorin nga zemra për të gjitha këto vite që u keni ndejt besnik sportit dhe sportistëve.
Kjo tregon profesionalizmin, përkushtimin si dhe përkrahjen në të gjitha kohërat e tranzicionit të vendit tonë në të mirë të sportit.
Shumë urime, paçi shendetin u priftë e mbara dhe mos ndaloni se ju jeni zëri i fuqishëm i sportistëve!”, ka uruar Krasniqi.