Kastriot Zherkës i mbetet hatri në KB Vëllaznimin: I shkrova edhe FBK-së por nuk mora përgjigje

Basketboll

Kastriot Zherkës i mbetet hatri në KB Vëllaznimin: I shkrova edhe FBK-së por nuk mora përgjigje

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 korrik 2025 Në ora: 12:48
Kastriot Zherka

Legjenda e basketbollit e Kosovës, Kastriot Zherka, ka treguar disa detaje të çuditshme në lidhjen me basketbollin e Kosovës.

Zherka e kishte marrë drejtimin e Vëllaznimit në vitin 2020 duke e drejtuar anijen e tyre me sukses deri në vitin 2024.

Zherka thotë se kuvendi i fundit zgjedhor nuk ka qenë i rregullt në KB Vëllaznimi.

Sipas tij, pa dhënë dorëheqje apo pa u shkarkuar nga pozita e kryetarit është mbajtur kuvendi zgjedhor!

Jo vetëm me kaq, Zherka thotë se as që e kanë ftuar për ta dorëzuar detyrën e kryetarit apo pranim - dorëzimin e postit.

“Kryetari i kuvendit e ka informuar për çdo gjë kryetarin e FBK-së nga dhjetori 2020 deri në dhjetor të vitit 2024.

Nga rënia nga Liga e Parë e Vëllaznimit deri në Play off në Superligë, unë kam qenë kryetar.

Është manipuluar me situatën, kodin moral (në aspektin sportiv), elemente të rënda, prishje të imazhit dhe dëmtimit të klubit”, thotë Zherka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Zherka nuk ka hatërmbetje vetëm me Vëllaznimin por edhe me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Cila është arsyeja? 

“Rrezikon besueshmerinë si institucion i pavarur sportiv (FBK).

Çdo vendim që ndikohet nga interesat individuale dëmton sportin dhe integritetin e tij.

Fakte dhe argumente te bazuara

Hap kuvendin zgjedhor (një delagat i FBK-së), me statutin e FBK-së nuk lejohet.

Ju kam drejtuar Federatës me e-mail nuk kam marrë përgjigjje.

Kam edhe shumë e-mail-a, që ju kam dërguar”, thotë Zherka.

Zherka ka edhe verejtje tjera për basketbollin tonë sidomos me angazhimin e basketbollistëve të huaj.

“Është një fenomen në basketbollin e Kosovës, shumë ekipe ndryshojnë lojtaret pothuajse çdo javë.

Kjo situatë shtron pyetje rreth qëndrurshmërisë së ekipeve. Në shumicën e vendeve europiane transferimet e lojtarëve të huaj bëhen gjatë periudhave të caktuara.

Ne vitin 2024 basketbolli ka marrë mbi 6 milion euro fonde publike përmes ligjit të sponzorizimit.

Por nuk dihet si janë përdorur, ku ka rrënjë të përfaqësueses së Kosoves”, ka nënvizuar legjenda e basketbollit.

Ish basketbollisti gjakovar habitet se si paguhen lojtarët me shifra të larta: “Të huajit paguhen mbi 5000 euro plus nga fondet publike. Për më tepër nuk ka ndonjë të qartësi se këto fonde shkojnë për sportin e meshkujve, sa të femrat dhe të të rinjtë”.

Në fund Zherka thotë se e ka lajmëruar MKRS-në, KOK-un dhe së shpejti edhe FIBA-n: “Nuk do të ndalem deri të del e vërteta”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat