Basketbollisti i Prishtinës flet për synimet me Maqedoninë e Veriut

Basketboll

Basketbollisti i Prishtinës flet për synimet me Maqedoninë e Veriut

Nga: K. G. Më: 18 korrik 2025 Në ora: 17:31
Valmir Kakruki

Valmir Kakruki ka nënshkruar kontratë profesionale me një nga klubet më të mira në vendin tonë, Sigal Prishtina.

Basketbollisti Kakruki është ftuar nga trajneri i kombëtares së Maqedonisë së Veriut (senior), Marjan Ilievski, për të qenë pjesë e përgatitjeve për garat parakualifikuese në Kupën e Botës 2027.

"Jam i lumtur që mora ftesë nga trajneri. 

Do të jap më të mirën time, si unë ashtu edhe shokët e ekipit, dhe mendoj se do të jemi fitues në këto ndeshje dhe se do të ecim para", tha mes të tjera Kakruki për faqen e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë së Veriut.

"Mendoj se kemi lojtarë mjaft të mirë e të talentuar, dhe nëse na jepet një rast i tillë, pse mos ta shfrytëzojmë.

Kemi gjasa për sukses dhe Maqedonia të kalojë në një nivel më të lartë, në Kampionatin Evropian ose Botëror", tha mes të tjera basketbollisti..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat