“3x3 Gjakova” Mbush Sheshin me Energji në Kuadër të “Ditëve të Shqiptarit”

Basketboll

“3x3 Gjakova” Mbush Sheshin me Energji në Kuadër të “Ditëve të Shqiptarit”

Më: 30 korrik 2025 Në ora: 14:43
Foto e përbashkët

Federata e Basketbollit të Kosovës ishte krenare të ishte pjesë e organizimit të eventit “3x3 Gjakova”, i cili u mbajt më 27 korrik 2025, në kuadër të manifestimit “Ditët e Shqiptarit”.

Gjakova u mbush me atmosferë fantastike dhe energji të jashtëzakonshme, falë pjesëmarrjes së madhe të të rinjve, sportdashësve dhe komunitetit lokal.

Në ndeshjen finale, Bero Kingdom doli fitues ndaj ekipit Kerasan U16, në një përballje emocionuese.

Na ndiqni për edicionin e ardhshëm – do të jetë në një tjetër nivel!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat