Zëvendësministrja e Sportit për thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Më gëzon fakti se institucionet reaguan menjëherë

Basketboll

Zëvendësministrja e Sportit për thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Më gëzon fakti se institucionet reaguan menjëherë

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 16:03
Tifozët

Zëvendësministrja e Sportit në Maqedoni, Safije Sadiku Shahini thekson se thirrjet antishqiptare në Kumanovë janë shqetësuese, megjithatë ndryshe nga herët e kaluara, ajo thotë se kemi reagim konkret dhe të menjëhershëm nga institucionet shtetërore dhe kjo është sinjal i qartë se gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet. Sadiku Shahini, bën thirrje për të mos u përsëritur rastet e tilla.

“Gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë, pat thirrje, urrejtje raciste antishqiptare ishin me të vërtetë shumë shqetësuese edhe për ne si Ministri e Sportit, por edhe për krejt qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë më gëzon fakti se institucionet reaguan menjëherë dhe për dallim prej herëve tjera, se e dini mirë se ka pasur shumë raste të tilla, por institucionet kanë heshtur, këtë rast Sektori i Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike kanë reaguar menjëherë dhe është arrestuar një tifoz i cili ka përdorur ashtu fjalë të papranueshme.

Ky rast besoj se do të jetë një pikë kthese jo vetëm për të ndaluar, por edhe për të parandaluar raste të tilla”, tha Safije Sadiku Shahini, Zëvendësministre e Sportit..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat