Shqipëria U-20 mundet thellë nga Rumania

Basketboll

Shqipëria U-20 mundet thellë nga Rumania

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 17:03
Pamje nga ndeshja

Shqipëria U-20 e basketbollit për vajza ka zhvilluar dje ndeshjen e saj të radhës në Divizionin B të Kampionat Europian, event që po mbahet në Miskolc të Hungarisë.

Pas fitores së arritur të mërkurën kundër Maltës, vajzat kuqezi u janë rikthyer humbjeve në ndeshjet për klasifikimin final të vendeve 9/14.

Kombëtarja e të rejave, e drejtuar nga trajneri Vladimir Xheka, u mposht dje nga Rumania me rezultatin e thellë 43-90 (8-32, 12-19, 10-24, 13-15).

Një takim pa shumë histori, i dominuar nga përfaqësuesja rumune. Anisa Musaja me 11 pikë dhe Dhimitra Angjelakidhu me 10, ishin dy lojtaret e vetme në radhët e Shqipërisë që mbërritën në kuotë dyshifrore pikësh.

Vajzat e Shqipërisë sot do të qëndrojnë pushim, ndërsa do të rikthehen në parket të shtunën për t’u përballur me Britaninë e Madhe, me shpresën për të marrë fitoren e dytë në Divizionin B të Europianit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat