Serbia në nokaut, shqiptari nga Kosova feston kualifikimin në çerekfinale 

Basketboll

Serbia në nokaut, shqiptari nga Kosova feston kualifikimin në çerekfinale 

Nga: K.Goca Më: 6 shtator 2025 Në ora: 22:49
Pamje nga ndeshja

Finlanda në festë, nokauton Serbinë nga Kampionati Evropian në basketboll. 

Finlandezët me zemër të madhe e mposhtin Serbinë me rezultat 92:86 (28:24, 16:24, 26:18, 24:20), në të tetën e finales së EuroBasket 2025.

Në një atmosferë të bukur sportive në Riga të Letonisë, u zhvillua ndeshje e fortë deri në të qindtat e fundit të sekondës.

Basketbollisti nga Kosova, Edon Maxhuni, është paraqitur 11 minutën e 33 sekonda në triumfin e madh të Finlandës.

Maxhuni i kishte tri pikë e dy kërcime.

Çereku i parë i takoi kombëtares së Finlandës, e cila e mbylli me 4 pikë epërsi (28:24).

Në çerekun e dytë nuk i shkoi ashtu si duhet duke kaluar në epërsi rivali (44:48).

Në çerekun e tretë finlandezët dëshmuan lojë shumë të mirë duke e përmbysur epërsinë e serbëve. 

Në minutën e 30-të rezultati shënonte në semafor 68:66 në të mirë të Finlandës.

Në minutën e 36-të finlandezët ishin baras (77:77) me serbët. 

Finlanda kaloi me katër pikë epërsi (82;78) ndaj Serbisë në minutën e 38-të.

Finlanda ngadhënjeu me rezultat 92:86 ndaj serbëve.  

Basketbollisti Lauri Markkanen është më efikasi te finlandezët, me gjithsej 29 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat