​Kosova në grup me Shqipërinë për parakualifikueset e Eurobasket 2029

Basketboll

​Kosova në grup me Shqipërinë për parakualifikueset e Eurobasket 2029

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 11:23
Kosova ka mësuar kundërshtarët e Raundit të Parë të Parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029

Kosova ka mësuar kundërshtarët e Raundit të Parë të Parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029 në kryeqytetin letonez, Riga.

Dardanët janë shortuar në Grupin C ku do të ballafaqohet me Shqipërinë dhe Sllovakinë.

Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Katër kombëtare - tre fitueset e grupeve dhe vendi i dytë më i mirë do të kualifikohen në Raundin e Dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat