Gjermania e mposhti me rezultat 98:86 (30:26, 31:21, 20:26, 17:13) Finlandën, në ndeshjen e gjysmëfinales së EuroaBasket 2025.
Gjermanët janë në finalen e madhe, ndërsa finlandezët nuk e realizojnë ëndrrën.
Basketbollisti nga Kosova, Edon Maxhuni, u paraqit 17 minuta e 26 sekonda për Finlandën, duke shënuar 9 pikë.
Efikasitet i lartë në 20 minutat e parë të përballjes.

Pamje nga ndeshja
Gjermania shkoi në pushim me rezultat 61:47 ndaj Finlandës.
Basketbollisti Dennis Schroder është më efikasi te gjermanët me 26 pikë të shënuara. I ndihmuar nga Franz Wagner me 23 etj. ndërsa të
Finlanda Olivier Nkamhoua me 21 pikë.
Gjermania është finalisti i parë, ku e pret fituesin e takimit mes Turqisë dhe Greqisë e cila luhet sonte në orën 20.00.