Basketbollisti Erxhan Osmani, i lindur pikërisht në Bajram Curri, por i formuar fillimisht në Prizren, shkëlqeu në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian të basketbollit, duke qenë njeriu kryesor që dërgoi Turqinë në finale.
Greqia u mund bindshëm 94:68, dhe Osmani ishte më i miri në parket.
Ai shënoi 28 pikë, kapi 6 topa në tabela, shërbeu 2 asistime, vodhi dy topa dhe bllokoi një gjuajtje.
Me 28 pikë, theu rekordin e Turqisë për ndeshjet me eliminim direkt në Europian. Forma e tij ishte e shkëlqyer, duke realizuar 6 nga 8 gjuajtjet për tri pikë, e duke barazuar rekordin e gjysmëfinaleve të Europianit.
“Jemi shumë të lumtur që arritëm në finale. Falënderoj trajnerin që na përgatiti shumë mirë për këtë ndeshje. Më vjen mirë që dhashë kontributin tim për ekipin, por secili prej nesh e bëri.
Falënderoj mjekët tanë që bënë gati në kohë Xhedi Osmanin, që ishte vendimtar.
Unë jam shumë I lumtur”, tha Osmani.