​Bashkimi mëson rivalët e fazës së grupeve të FIBA Europe Cup

Basketboll

​Bashkimi mëson rivalët e fazës së grupeve të FIBA Europe Cup

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 10:49
Bashkimi

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni ka siguruar historikisht kualifikimin në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, duke u bërë pjesë e kësaj gare për herë të parë.

Përkundër humbjes nga Anwil i Polonisë, prizrenasit u renditën mes tri skuadrave të ashtuquajtura "lucky losers", falë diferencës më të vogël të humbjes, duke marrë kështu një biletë për fazën e ardhshme.

Bashkimi do të garojë në një grup të fortë, ku përballë do të ketë JDA Dijon Basket nga Franca, Pallacanestro Reggiana nga Italia dhe KK Cibona nga Kroacia.

Ndërkohë, kampionia e Kosovës, Trepça, është shortuar në një grup tjetër, ku do të përballet me Anwilin e Polonisë, PAOK-un e Greqisë dhe skuadrën gjermane Braunschweig.

Ky është një sukses i madh për basketbollin kosovar, duke pasur dy skuadra në fazën e grupeve të një gare evropiane prestigjioze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat