Sonte përballja e parë për Trepçën në FIBA Europe Cup

Basketboll

Sonte përballja e parë për Trepçën në FIBA Europe Cup

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Kampionia e Kosovës, Trepça sonte nis rrugëtimin në edicionin e ri të FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit kanë një takim shumë të vështirë, ku janë mysafirë të PAOK-ut në Greqi. Kjo është hera e dytë radhazi që ‘Xehetarët’ janë pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës ndodhen në një grup shumë të vështirë me PAOK-un dhe Braunschweig

Pavarësisht grupit, Trepça do të luftojë maksimalisht për rezultate pozitive në këtë grup, ku dy vendet e para kualifikohen tutje.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:15.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat