Klubi Cibona publikon foto nga Prizreni

Basketboll

Klubi Cibona publikon foto nga Prizreni

Nga: K.Goca Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 15:47

Klubi me renome kroat, Cibona e Zagrebit, ka publikuar fito nga stërvitjet në palestrën e sprotit në Prizren.

Cibona sonte do të ndeshet me Bashkimin në kuadër të xhiros së katërt të Europe Cup në basketboll.

Ndeshja luhet në orën 19.00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.

Image

Pamje nga stërvitja 

“Stërvitja e fundit në Prizren para ndeshjes së sontme është kryer”, shkruan në faqen e Ciibonës.

Cibona ka tre fitore e Bashkimi tre humbje në kuadër të grupit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat