Java e 5-të e Superligës në basketboll për meshkuj ka qenë e tejzgjatur, e luajtur në disa ditë, por në fund në krye të renditjes vazhdojnë të jenë ekipet e Besëlidhjes dhe Apolonisë, ende të pamposhtura.
Kampionët e Besëlidhjes, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë) fituan 113-52 ndaj Fieri Basket. Ndërsa skuadra tjetër fierake, ajo e Apolonisë, mundi 92-88 Kamza Basket jashtë fushe (Campbell 38 pikë).
Fitoren e parë në Superligë korri Partizani, që mundi 101-62 Flamurtarin (Davis 42 pikë e Austrin 31 pikë), ndërsa Vllaznia triumfoi pa probleme në Elbasan ndaj ekipit vendës me rezultatin 101-74 (Fitzgerald 24 pikë).
Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Skënderbeu fitoi 111-66 derbin me Pogradecin, ndeshje ku u dallua Brown me 42 pikë). Ndërsa ndeshja e fundit e kësaj jave, ajo mes Teutës dhe Tiranës, do të luhet më 6 nëntor në Durrës.
Superliga-Meshkuj, java e 5-të
Elbasani – Vllaznia, 74-101
Partizani – Flamurtari, 101-62
Pogradeci – Skënderbeu, 66-111
Kamza Basket – Apolonia, 88-92
Besëlidhja – Fieri Basket, 113-52
Teuta – Tirana, 6 nëntor
Renditja: Besëlidhja 10 pikë, Apolonia 10 pikë, Kamza Basket 8 pikë, Vllaznia 8 pikë, Skënderbeu 8 pikë, Teuta 7 pikë, Tirana 7 pikë, Fieri Basket 7 pikë, Elbasani 6 pikë, Partizani 6 pikë, Pogradeci 5 pikë, Flamurtari 5 pikë.