Orari i turneut të FIBA YDF-së në Gjakovë

Basketboll

Orari i turneut të FIBA YDF-së në Gjakovë

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 17:40
Orari i turneut

Gjakova është mikpritëse e turneut FIBA YDF-së për U14 në të dyja konkurrencat.

Kjo është hera e parë që një turne i tillë me pesë shtete, sa janë pjesë e këtij Projekti ndërkombëtar do të mbahet në qytetin e Gjakovës.

Ndeshjet fillojnë më 12 nëntor dhe do të vazhdojnë deri më 16 nëntor, kur do të përfundojë ky turne.

Image

Orari

Shtetet pjesëmarrëse janë Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Bullgaria.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky që ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale të lojtarëve/eve.

Image

Orari

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat