Selektori i Turqisë Ergin Ataman kritikoi formatin e garës së FIBA-s para fillimit të kualifikueseve të Kampionatit Botëror dhe ndeshjes kundër Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ataman dhe Turqia e tij do të përballen me Bosnjën dhe Hercegovinën nesër (19.00) në raundin e parë të kualifikueseve të Kupës së Botës n ë basketboll. Megjithatë, të dy ekipet do të luajnë me formacione të ndryshme për shkak të formatit të garës, i cili nuk është në favor të askujt.
Selektori turk është i shqetësuar nga fakti që skuadra e tij, e cila është finaliste e Eurobasketit, është në një situatë ku duhet të luajë kualifikueset e Kupës së Botës.
Ai bëri një deklaratë të ashpër që bëri jehonë në të gjithë Evropën e basketbollit, raporton gazeta turke “Fanatik”.
"Ju jeni finalist i Eurobasketit, por nuk ka garanci se do të kualifikoheni për Kampionatin Botëror sepse do të luani me një skuadër tjetër.
Gjithashtu, as këtë herë nuk do të kem të njëjtët lojtarë, është si bixhoz.
Nëse FIBA këmbëngul të vazhdojë këtë program, do të jetë absurde", tha Ataman, dhe më pas tha një fjali që askujt në Bosnjë nuk do t'i pëlqejë, megjithëse nuk përmendi askënd:
"Kampionët dhe finalistët e Eurobasketit duhet të përballen me skuadra të dorës së dytë për një vend në Kampionatin Botëror", shtoi Ataman.