Detroit humbet por mbron kreun në Lindje

Basketboll

Detroit humbet por mbron kreun në Lindje

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 11:17
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Denver fitoi 135-120 në fushën e Indiana, ndeshje ku Jamal Murray shkëlqeu në fushë për miqtë, duke realizuar 52 pikë. Fitore në sekondat e fundit për San Antonio, që falë 31 pikëve të De’Aron Fox mundi 114-112 Orlando.

Ekipi i Detroit ruan vendin e parë në Konferencën e Lindjes pavarësisht humbjes 113-109 në fushën e Milwaukee.

Porter me 26 pikë u dallua për Bucks, mbështetur nga Rollins me 22 pikë.

Pa probleme fiton Dallas, që mundi 118-108 Miami, ndeshje ku të gjithë titullarët e Miami realizuan mbi 10 pikë. Vijon momenti i mirë për Houston, që mundi 121-95 Sacramento, ku dyshja Sengun-Durant realizoi 52 pikë së bashku.

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Portland, 110-122

Indiana – Denver, 120-135

Orlando – San Antonio, 112-114

Atlanta – Clippers, 92-115

New York – Charlotte, 119-104

Chicago – Brooklyn, 103-113

Houston – Sacramento, 121-95

Milwaukee – Detroit, 113-109

Dallas – Miami, 118-108

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat