Edicioni i 4-t i JR NBA Kosovë ka nisur fuqishëm, duke sjellë ndeshje plot energji, pasion dhe emocione të mëdha.
Ky projekt zhvillohet nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor, duke përfshirë 30 shkolla fillore (11–12 vjeç), të ndara në dy Konferenca dhe gjashtë Divizione.
Garat po mbahen në gjithë Kosovën: Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Pejë dhe Prizren, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme sportive në çdo qytet.
Në mesjavë u zhvillua xhiroja e dytë, e cila solli duele tejet interesante dhe shumë talent të ri në fushë.
Fotot janë nga ndeshjet e mbajtura në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët Dardania – Prishtinë.
JR NBA Kosova synon zhvillimin e brezit të ri të basketbollistëve/eve dhe po bëhet një traditë e dashur për nxënësit dhe shkollat pjesëmarrëse.