Gjyqtari Elldin Uglari në “Play-off” të FIBA EuroCup Women

Basketboll

Gjyqtari Elldin Uglari në “Play-off” të FIBA EuroCup Women

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 15:02
Elldin Uglari

Gjyqtari nga Kosova, Elldin Uglari do të gjykojë një ndeshje shumë të rëndësishme evropiane.

Uglari është nominuar për ndeshjen kthyese të “Play-off”-it në FIBA EuroCup Women, ÇBK Mersin - Club Sportiv Rapid.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 18 dhjetor (nesër) në Mersin, Turqi.

Takimi i parë kishte përfunduar 78:82, në të mirë të skuadrës turke.

Uglari ka gjykuar edhe shumë ndeshje evropiane këtë verë dhe viteve të kaluara.

Kjo është një dëshmi e besimit të FIBA-s për gjyqtarët e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat