Prizreni, nikoqir i Kupës të Ligës së Parë

Basketboll

Prizreni, nikoqir i Kupës të Ligës së Parë

Më: 7 janar 2026 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Prizreni, nikoqir i Kupës të Ligës së Parë te meshkujt dhe Kupës te Femrat!

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka miratuar zyrtarisht organizimin e dy ngjarjeve të mëdha në qytetin e Prizrenit:

Final 8 – Kupa e Ligës së Parë Meshkujt

Final 4 – Kupa e Kosovës - Femrat

Turnetë do të zhvillohen nga 10 deri më 14 shkurt 2026, në kuadër të programit të FIBA PNRC – Kampi Potencial i Gjyqtarëve Nacional.

Në këtë kamp do të marrin pjesë nëntë (9) gjyqtarë kandidatë të FIBA-s për licencim në periudhën GOL2027–2029, prej të cilëve tre (3) do të nominohen nga lista e gjyqtarëve të FBK-së.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë në ditën e miratimit të tij.

Basketboll, emocione dhe zhvillim profesional – të gjitha në Prizren!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat