​FBK kërkon zbatim rigoroz të ndalimit të duhanit dhe pijeve alkoolike në palestra

Basketboll

​FBK kërkon zbatim rigoroz të ndalimit të duhanit dhe pijeve alkoolike në palestra

Më: 12 janar 2026 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar duke rikujtuar zbatimin e ligjeve në fuqi lidhur me ndalimin e konsumimit të duhanit dhe pijeve alkoolike në palestra sportive.

Sipas FBK-së, gjatë disa ndeshjeve të fundit është vërejtur mosrespektim i këtyre rregullave, përfshirë edhe përdorimin e cigareve elektronike dhe “vape”.

Federata thekson se në të gjitha hapësirat e brendshme të palestrave sportive “ndalohet rreptësisht konsumimi i duhanit, përfshirë cigaret elektronike apo vape, si dhe futja, konsumimi dhe shitja e pijeve alkoolike”.

Këto rregulla vlejnë për të gjitha ndeshjet dhe aktivitetet zyrtare të FBK-së dhe janë obligative për të gjitha klubet organizatore.

Në fund të njoftimit, FBK u bën thirrje klubeve dhe organizatorëve që këto rregulla të zbatohen në mënyrë rigoroze, në respekt të ligjit dhe për mbarëvajtjen e aktiviteteve sportive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat