Skandal tjetër në sportin e Kosovës, Bledar Gjeqaj goditet me shishe

Basketboll

Skandal tjetër në sportin e Kosovës, Bledar Gjeqaj goditet me shishe

Më: 14 janar 2026 Në ora: 19:56
Pamje

Një tjetër skandal ka ndodhur në basketbollin e Kosovës.

Në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë, gjatë ndeshjes mes Vëllaznimit dhe Bashkimit, një tifozë ka goditur me shishe ndihmëstrajnerin e skuadrës prizrenase, Bledar Gjeqa.

Nga goditja që pësoi, Gjeqaj u rrëzua pasi kishte dëmtime serioze.

Pas kësaj, gjyqtari kryesor i ndeshjes e ndërpreue ndeshjen.

Kujtojmë që kjo vjen pak ditë pas asaj që ndodhi në Prizren, ku basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha u godit nga tifozët e bashkimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat