Turpi i madh! Trajneri goditet dhe rrëzohet në tokë në Kosovë

Basketboll

Turpi i madh! Trajneri goditet dhe rrëzohet në tokë në Kosovë

Nga: K.G. Më: 14 janar 2026 Në ora: 20:23
Pamje

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.

Ndihmëstrajneri i Bashkimit, Bledar Gjeqaj, është goditur në kokë me shishe pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Vëllaznimit, duke rënë në tokë.

Ky veprim ka shkaktuar reagime në basketbollin e Kosovës.

Ngjarja vjen vetëm pak kohë pas skandalit në Prizren, ku ishte sulmuar basketbollisti Dardan Berisha, duke dëshmuar edhe një herë mungesën e sigurisë në palestra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat