Damir Milaçiç, trajner i ri i GO+ Pejës

Basketboll

Damir Milaçiç, trajner i ri i GO+ Pejës

Nga: K.G. Më: 17 janar 2026 Në ora: 22:25
Damir Milaçiç

Peja ka emëruar kryetrajneri e ri.

Ekipi pejan sonte pësoi humbje si vendas me rezultat 90:89 nga Golden Eagle Ylli nga Theranda, në kuadër të Kampionatit të Kosovës në basketboll. 

“Njoftojmë që klubi ynë, kryetrajner për pjesën e mbetur të sezonit - do ta ketë kroatin Damir Milaçiç (51).

Milaçiç përpos karrierës së pasur si basketbollist, nga viti 2012 e ushtron punën si trajner - ku pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Kroaci, me një eksperiencë po ashtu në Belgjikë.

Gjatë sezonit 2024/25, 51 vjeçari ishte emëruar trajneri i vitit në Kroaci. 

Milaçiç merr drejtimin e skuadrës nga nesër, me eksperiencën e tij që do jetë kyçe për GO+ Pejën në pjesën e mbetur të sezonit”, njofton KB Peja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat