Prishtina pëson humbje nga Vëllaznimi por kalon në gjysëmfinale

Basketboll

Prishtina pëson humbje nga Vëllaznimi por kalon në gjysëmfinale

Më: 22 janar 2026 Në ora: 21:42
Pamje nga ndeshja

Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka arritur ta mposht Prishtinën në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Edhe pse skuadra gjakovare fitoi me shifrat 74:69, nuk ishte e mjaftueshme të përmbys humbjen në ndeshjen e parë me rezultat 82:68, dhe kësisoj Prishtina ka kaluar në gjysëmfinale.

Jericole Hellems i Vëllaznimit ishte basketbollisti më i dalluar i ndeshjes, duke shënuar 25 pikë.

Te Prishtina më i miri ishte Kelby Kramer, me 14 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat