​Shpallet më i miri i javës në ProCredit Superligën e Basketbollit

Basketboll

​Shpallet më i miri i javës në ProCredit Superligën e Basketbollit

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Vëllaznimi shënoi të dielën një fitore shumë të rëndësishme ndaj Borës, duke bërë një hap të madh për qëndrimin në elitën e basketbollit kosovar. E kësaj i kontribuoi më së shumti basketbollisti i Vëllaznimit, Jericole Hellems ku përveç fitores, 23 pikët, 8 kërcimet dhe 10 asistimet e tij ishin performanca që e shpallën më të mirin e xhiros së 18-të.

Poashtu është shpallur edhe pesëshja më e mirë e javës, ku listës i prijnë dy basketbollistët e Vëllaznimit. Tandemi Hellems dhe Anei dhuruan nga vetja 42 pikë, 15 kërcime dhe 12 asistime.

E treti është Shanon Shorter, nga radhët e Bashkimit me 24 pikë, pesë kërcime dhe tre asistime, në fitoren ndaj Prishtinës me rezultat 84-63.

Listës i shtohet Kenny Hasbrouck i Trepcës, i cili në fitoren ndaj Golden Eagle Yllit, dhuroi 27 pikë, një kërcim e asistim.

Pesëshen e kompleton “pejani” Oshowen Williams me 21 pikë, tre kërcime dhe shtatë asistime.

Pas kësaj xhiroje, në tabelë qëndron e para Trepca me 33 pikë e ndjekur nga Bashkimi me 30 dhe Vëllzanimi në vendin e parafundit me 24 pikë, duke lënë Rahovecin në vendin e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat