Philadelphia dominon Clippers, Charlotte merr fitoren e shtatë radhazi

Basketboll

Philadelphia dominon Clippers, Charlotte merr fitoren e shtatë radhazi

Më: 3 shkurt 2026 Në ora: 11:15
Pamje nga ndeshja

Falë një paraqitjeje mjaft të mirë të Tyrese Maxey, autor i 29 pikëve, dhe formës të mirë të Dominick Barlow, Philadelphia 76ers dominoi jashtë fushës së saj në ndeshjen përballë

Clippers, të cilët janë të shpërqëndruar tashmë pas kërkesës për t‘u larguar nga ana e James Harden.

Ndërsa një tjetër ndeshje me shumë histori brenda ishte edhe ajo mes Charlotte dhe New Orleans.

Në këtë takim ndodhi diçka që nuk ndodhte prej dhjetë vitesh pasi Charlotte mori fitoren e shtatë radhazi në NBA këtë sezon në një duel ku fituesit rikuperuan një disavantazh prej plot 22 pikësh.

Në Indianapolis Alperen Sengun, i cili nuk u grumbullua për takimin All-Star Game, realizoi plot 39 pikë në fitoren e arritur nga Huston.

Po 39 pikë shënoi edhe Anthony Edwards për Minnesota-n, e cila nuk mundi që të fitonte në Memphis, të cilët gjetën fitoren e parë pas gjashtë humbjesh radhazi edhe falë 30 pikëve të Jaren Jackson.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat