Golden Eagle Ylli ka bërë me dije se ka transferuar tre lojtarë të rinj, njëri nga të cilët ka luajtuar në NBA e tjetri ka bërë karrierë edhe më herët në Kosovë.
Bëhet fjalë për Dustin Thomas, i cili vjen në Suharekë nga ekipi turk Harem Spor.
Thomas në sezonën 2022-23 luajti për Sigal Prishtinën dhe kishte arritur performarcën më të mirë në karrierë me afër 17 pikë, tetë kërcime dhe 2 asistime për ndeshje.
Ylli para këtij transferimi, veçse kishte zyrtarizuar lojtarin Demetrius Conger, i cili gjatë sezonës 2015-16 ishte pjesë e skuadrës Hapoel Tel Aviv. E së fundi ai luajti për Urunday Universitario që garon në Ligën e Parë të Urugait, ku pati një mesatare prej 8 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim.
Transferimi më I fundit nga tre prurjet e reja, për të cilin u bë një njoftim zyrtar të martën, është Josh Gray, që ka bërë pak karrierë edhe në NBA. Gjatë periudhës 2017-18 ai luajti për Phoenix Suns, në të cilin ekip ai regjistroi një mesatare prej 6 pikë, 2 kërcime dhe 2 asistime për ndeshje.
Golden Eagle Ylli aktualisht është në pozitën e pestë në Superligën e Kosovës në basketball ndërsa ka tubuar 26 pikë në 18 ndeshje, duke shënuar tetë fitore dhe 10 humbje.