Xhiroja e gjashtë e Ligës Unike te femrat, do të vazhdojë sot me tri ndeshje, dy në Tiranë dhe një në Pejë.
Përballja kryesore do të zhvillohet në Karagaq, ku do të ndeshen kampioni Flamurtari me nënkampionin Peja 03.
Ndeshja është planifikuar që të filloj në orën 15:00.
E në Tiranë , do të përballen dy kryeqytetet. Tirana e pret Prishtinën, ku synon që të ikë nga pozita e gjashtë dhe e fundit në tabelë, për dallim nga Prishtina që zë pozitën e tretë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet dy orë pas ndeshjes në Pejë, duke filluar nga ora 17:00.
E xhiron e përmbyll ndeshja mes Partizanit dhe Bashkimit, ku edhe vashat nga Tirana do të synojnë që të ngjiten në tabelë me një fitore potenciale sonte ndaj prizrenasve, me fillim nga ora 17:30.
Titullin e Ligës Unike te femrat, aktualisht e mban Flamurtari që në finale e kishte mposhtur Pejën 03 me rezultat 72-62, në mars të vitit që lam pas.