Xhiroja VI te femrat - Peja 03 i revanshohet kampionit

Basketboll

Xhiroja VI te femrat - Peja 03 i revanshohet kampionit

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 22:42
Peja 03 e ka mposhtur Flamurtarin në Karagaç

Peja 03 e ka mposhtur Flamurtarin në Karagaç me rezultat 93-77.

Pejanet arritën të shmangen në çerekun e tretë, ku e fituan me 10 pikë diferencë.

Te vendaset u dalluan dyshja Goldbold dhe Perquku, të cilat së bashku kombinuan 21 pikë, 15 kërcime dhe dhe 19 asistime, ku 15 asistime i bëri vetëm Arbnore Perquku.

E te mysafiret më e mira ishte Sydne Wiggins, ecila shënoi 20 pikë dhe 6 asistime.

Lojë e barabartë u zhvillua edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, ku Tirana e mposhti në fund Prishtinën me rezultat të ngushtë 66-62.

Tek Prishtina u dallua Tommisha Lampkin me 19 pikë, 15 kërcime dhe 3 asistime, ndërsa te Tirana, Myriam Lara ishte më e mira me 8 pikë, 15 kërcime e 1 asistim

E kjo xhiro u përmbyll me fitoren e vashave nga Prizreni, që mposhtën thellë Partizanin, me rezultat 31-68.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat