Barcelona zhgënjen në shtëpi, fitojnë Real Madrid e Olympiacos

Basketboll

Barcelona zhgënjen në shtëpi, fitojnë Real Madrid e Olympiacos

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 17:53
Pamje nga ndeshja

Fenerbahce vazhdon të komandojë renditjen e Euroleague në basketboll për meshkuj edhe pas ndeshjeve të raundit të 28-të të sezonit të rregullt.

Turqit arritën një fitore të rëndësishme jashtë fushe ndaj Panathinaikos, me shifrat 85-83.

Në vendin e dytë është një tjetër ekip grek, Olympiacos, që fitoi 92-86 ndaj Crvena Zvezda.

Grekët ndajnë vendin e dytë bashkë me Valencia Basket, surpriza e këtij sezoni. Spanjollët fituan 82-67 ndaj Villeurbanne.

Ndërkohë, beteja e fortë për një vend në play off vazhdon. Jashtë kësaj gare duken ekipet italiane të Armani Milano e Virtus Bologna, të dyja humbëse këtë javë. Real Madrid fitoi 77-73 në Beograd ndaj Partizan, ndërsa Barcelona u mund 85-74 nga Paris Basketball.

Euroleague-Raundi i 28-të

Anadolu Efes – Virtus Bologna, 91-60

Maccabi Tel Aviv – Bayern Munich, 111-106

Olympiacos – Crvena Zvezda, 92-86

Barcelona – Paris Basketball, 74-85

Valencia Basket – Villeurbanne, 82-67

Zalgiris Kaunas – Hapoel Tel Aviv, 93-82

Monaco – Baskonia Gasteiz, 102-92

Panathinaikos – Fenerbahce, 83-85

Armani Milano, Dubai Basketball, 78-96

Partizan Beograd – Real Madrid, 73-77

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat