Vëllaznimi fiton ndeshjen ku sulmohet gjyqtari nga tifozi

Basketboll

Vëllaznimi fiton ndeshjen ku sulmohet gjyqtari nga tifozi

Nga: K.G. Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 19:30
Pamje nga një ndeshje

Klubi i basketbollit Vëllaznimi nga Gjakova ka triumfuar me rezultat 74:69 ndaj Sigal Prishtinës, në takimin e javës së 20-të të elitës së basketbollit të Kosovës.

Ndeshja u karakterizua edhe me një incident të rëndë.

Një tifoz hyri në parket dhe sulmoi gjyqtarin, ndërhyrja e menjëhershme e policisë rezultoi me arrestimin e tij.

Ndeshja u ndërpre vetëm 1 minutë e 26 sekonda para fundit, kur Vëllaznimi po udhëhiqte me rezultat 68:64.

Sfida vazhdoi.

“Fitore e madhe në shtëpi ndaj Prishtinës!

Në një ndeshje me intensitet tejet të lartë, ekipi reagoi mirë në momentet kyçe dhe ruajti ritmin deri në fund për të realizuar fitoren e madhe. 

Lojtarët dhanë maksimumin në të dy anët e parketit dhe ruajtën qetësinë në momentet vendimtare.

Kjo fitore i dedikohet gjithë Gjakovës, sidomos atyre që besojnë edhe atëherë kur gjërat vështirësohen.

Vëllaznimi është i madh, emblematik”, shkruan në faqen e KB Vëllaznimit.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat