Katër trajnerë nga Kosova po qëndrojnë në Stamboll të Turqisë 

Basketboll

Katër trajnerë nga Kosova po qëndrojnë në Stamboll të Turqisë 

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 11:51
Trajnerët

Vizita e trajnerëve Shemsedin Bytyqi, Zyrije Pireva, Arbër Rushiti dhe Anesa Korqa po bëhet në kuadër Coaches Observation Trip nga YDF (Youth Development Fund),që është një vizitë studimore dhe praktike për trajnerë, e organizuar në kuadër të programit zhvillimor të FIBA për vendet pjesëmarrëse si Kosova, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

“Kjo është mundësuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që ka për synim zhvillimin për trajnerët vendorë dhe edukimin e tyre. 

Trajnerë do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja me ata të huaj, si dhe të ndjekin seminaret e basketbollit.

Çfarë është konkretisht?

Është një udhëtim profesional për trajnerë, ku ata shkojnë në një shtet tjetër (zakonisht me sistem më të avancuar zhvillimi) për të:

Vëzhguar seanca stërvitore live (U14 / U16)

Ndjekur metodologjinë e trajnerëve lokalë

Analizuar planifikimin e stërvitjes

Diskutuar me staf teknik dhe drejtues akademish

Shkëmbim përvojash dhe praktikash të mira

Qëllimi kryesor

Rritja e kapaciteteve të trajnerëve

Transferimi i njohurive në vendin e tyre

Standardizimi i metodologjisë sipas kornizës së FIBA-s””, thuhet nga FBK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat