Sllovakia do t’i zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme si mysafire në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2029, por pa njërin prej basketbollistëve kryesorë, Vladimír Brodziansky, i cili nuk u lejua nga klubi i tij kinez, Fujian Sturgeons.
Sllovakia është grumbulluar që nga e diela në Bratisllavë, ndërsa të enjten udhëton drejt Kosovës, ku të premten (19.00) mbrëma përballet me Kosovën. Më pas, të shtunën, skuadra do të vazhdojë rrugëtimin drejt Shqipërisë, ku ndeshja e radhës luhet të hënën.
Trajneri Oliver Vidin theksoi se koha për përgatitje është e shkurtër, por skuadra tashmë njeh mjaftueshëm kundërshtarët nga përballjet e kaluara.
Në listën prej 14 lojtarësh është edhe përforcimi i natyralizuar amerikan David DeJulius, i cili pritet të debutojë me fanellën e Sllovakisë pikërisht në Kosovë.
Qendra 216 centimetra e gjatë, Tomash Pavelka, u shpreh optimist, duke theksuar se skuadra ka energji dhe potencial nga brezi i ri.
Sipas tij, ndeshjet në Ballkan nuk do të jenë të lehta, por Sllovakia synon dy fitore për të forcuar pozitën në Grupin C.